Wednesday, June 4, 2008

Kryeministri danez del për vrap me “miqtë” e “Facebook”

Një nga zëdhënësit e Kryeministrit tha se kreu i qeverisë ishte shumë entuziast për mundësinë që të ofronte një uebsajt i tillë sidomos për sa i përket njohjes dhe afrimit mes njerëzve, dhe më konkretisht mes danezëve. Sipas sondazheve të vetë sajtit, Kryeministri renditet në vendin e dhjetë për nga popullariteti në “Facebook”.

Aktualisht, sipas rregullave të uebsajtit, ai ka 12 mijë mbështetës dhe ndodhet për nga popullariteti pas guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, ndërkohë që kryeson listën për kontinentin evropian. Rasmunsen e organizoi vrapin masiv për të festuar 10-vjetorin e ardhjes së tij në krye të Partisë Liberale Daneze, e cila njihet ndryshe edhe me emrin Venstre.

Vrapimi i tij është ndjekur nga mediat vendase dhe të huaja, por edhe nga njerëz të ndryshëm. Gjatë rrugëtimit, grupi ka ndaluar edhe për të biseduar, apo për të pushuar.

Sipas zëdhënësit të Rasmunsenit, rreth 85 për qind e “miqve” të Kryeministrit në “Facebook” janë të moshës nga 18 deri në 34 vjeç dhe për vetë liderin e partisë dhe Kryeministrin e Danimarkës përmes uebsajtit ekziston mundësia e njohjes dhe e shkëmbimit të mendimeve me zgjedhësit. Kryeministri ngul këmbë se i përgjigjet personalisht të gjitha mesazheve që merr në “Facebook” dhe se për të kjo është një nga kënaqësitë më të mëdha të ditës.

Posted by Illegal Mind at 18:46:37 | Permalink | Comments (1) »

Kush janë 25 njerëzit më të pasur të Evropës

Miliarderi francez shprehet se pret një rritje të mbrpehtë të fitimeve në kompaninë e tij “LVMH”, e cila prodhon produkte luksoze si orët “TAG Heuer” dhe çantat e lëkurës “Louis Vuitton”. Ai ka arsye të forta të ketë një besim të tillë. Arnault i ka rritur aksionet e tregut të “LVMH” gjatë krizave të mëparshme ekonomike. Kjo kompani i ka dhënë Arnault rreth 25.5 miliardë dollarë dhe titullin e qytetarit të katërt më të pasur evropian. Nuk ka rëndësi së sa i zymtë bëhet ambienti i konsumatorëve, Arnault mund të ketë besim gjithmonë tek 298 klientë evropianë.

Ky është numri i evropianëve në listën e fundit të “Forbes”, të miliarderëve të botës. Më i pasuri i Evropianëve është Ingvar Kamprad. Kur ishte adoleshent ai shiste me pakicë shkrepëse, stilolapsa dhe biçikleta. Tashmë ai shet mobilje. Themeluesi suedez i “Ikea” sot ka 31 miliardë dollarë. Perandoria e tij e mallrave utilitare dhe me çmime të përballueshme vazhdon të zgjerohet. Këtë verë “Ikea” do të hapë dyqane dhe në lagjen “Brooklyn”. Ky do të jetë dyqani i parë “Ikea” në Nju Jork dhe i 277-ti në botë. Pak njerëz mund të kenë pasurinë e Kamprad, por ai që i afrohet më shumë është Oleg Deripaska. Manjati rus është njeriu më i dytë në Evropë me një pasuri prej 28 miliardë dollarësh. Ai ia detyron pasurinë e tij industrisë ruse të aluminit. Deripaska drejton një kontingjent të konsiderueshëm të pasanikëve rusë. Ish-republika ruse tashmë ka 87 miliarderë gjithsej me një pasuri të përbashkët që arrin 471.4 miliardë dollarë. Rënia e komunizmit krijoi një etje të tmerrshme për pasuri në vend dhe shumë vetë përfunduan me para të mëdha nëpër duar. Miliarderë të tjerë të njohur nga ky vend përfshijnë dhe njeriun e pestë më të pasur në Evropë, Roman Abramovich.

1. Ingvar Kamprad, 31 miliardë dollarë
2. Oleg Deripaska, 28 miliardë dollarë
3. Karl Albrecht, 27 miliardë dollarë
4. Bernard Arnault, 25.5 miliardë dollarë
5. Roman Abramovich, 23.5 miliardë dollarë
6. Theo Albrecht, 23 miliardë dollarë
7. Liliane Bettencourt, 22.9 miliardë dollarë
8. Alexei Mordashov, 21.2 miliardë dollarë
9. Mikhail Fridman, 20.8 miliardë dollarë
10. Vladimir Lisin, 20.3 miliardë dollarë
11. Amancio Ortega, 20.2 miliardë dollarë
12. Mikhail Prokhorov, 19.5 miliardë dollarë
13. Vladimir Potanin, 19.3 miliardë dollarë
14. Michael Otto, 18.2 miliardë dollarë
15. Stefan Persson, 17.7 miliardë dollarë
16. Suleiman Kerimov, 17.5 miliardë dollarë
17. Francois Pinault, 16.9 miliardë dollarë
18. Gerald Cavendish Grosvenor, 14 miliardë dollarë
19. Birgit Rausing, 14 miliardë dollarë
20. German Khan, 13.9 miliardë dollarë
21. Susanne Klatten, 13.2 miliardë dollarë
22. Vagit Alekperov, 13 miliardë dollarë
23. Alain dhe Gerard Wertheimer, 12.9 miliardë dollarë
24. Dmitry Rybolovlev, 12.8 miliardë dollarë
25. Iskander Makhmudov, 11.9 miliardë dollarë

1. Ingvar Kamprad
Pasuria: 31 miliardë dollarë
Shteti: Suedia
Kompania: Ikea

2. Oleg Deripaska
Pasuria: 28 miliardë dollarë
Shteti: Rusia
Kompania: “Basic Element”

3. Karl Albrecht
Pasuria: 27 miliardë dollarë
Vendi: Gjermania
Kompania: Supermarketet “Aldi”

4. Bernard Arnault
Pasuria: 25.5 miliardë dollarë
Vendi: Franca
Kompania: “Christian Dior”, “Louis Vuitton”

5. Roman Abramovich
Pasuria: 23.5 miliardë dollarë
Vendi Rusia:
Kompania: Klubi i futbollit “Chelsea”

6. Theo Albrecht
Pasuria: 23 miliardë dollarë
Vendi: Gjermania
Kompania: Supermarketet “Aldi”

7. Liliane Bettencourt
Pasuria: 22.9 miliardë dollarë
Vendi: Franca
Kompania: “L’Oreal”

8. Alexei Mordashov
Pasuria: 21.2 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Rouge Industries”

9. Mikhail Fridman
Pasuria: 20.8 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Alfa Group”

10. Vladimir Lisin
Pasuria: 20.3 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Transworld Group”, “Novolipetsk”

11. Amancio Ortega
Pasuria: 20.2 miliardë dollarë
Vendi: Spanja
Kompania: “Inditex”

12. Mikhail Prokhorov
Pasuria: 19.5 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Interros”, “Polyus Gold”

13. Vladimir Potanin
Pasuria: 19.3 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Interros”, “Polyus Gold”

14. Michael Otto
Pasuria: 18.2 miliardë dollarë
Vendi: Gjermania
Kompania: “Otto GmbH”, “ECE”

15. Stefan Persson
Pasuria: 17.7 miliardë dollarë
Vendi: Suedia
Kompania: “H & M”

16. Suleiman Kerimov
Pasuria: 17.5 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Gazprom”, “Polymetal”

17. Francois Pinault
Pasuria: 16.9 miliardë dollarë
Vendi: Franca
Kompania: “Gucci”, “Balenciaga”, “Christie”

18. Gerald Cavendish Grosvenor
Pasuria: 14 miliardë dollarë
Vendi: Britania e Madhe
Kompania: “Mayfair”, “Belgravia”

19. Birgit Rausing
Pasuria: 14 miliardë dollarë
Vendi: Suedia
Kompania: “Tetra Laval”

20. German Khan
Pasuria: 13.9 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Alfa Group”

21. Susanne Klatten
Pasuria: 13.2 miliardë dollarë
Vendi: Gjermania
Kompania: “BMË”

22. Vagit Alekperov
Pasuria: 13 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Lukoil”

23. Alain dhe Gerard Wertheimer
Pasuria: 12.9 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Chanel”

24. Dmitry Rybolovlev
Pasuria: 12.8 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “Uralkali”

25. Iskander Makhmudov
Pasuria: 11.9 miliardë dollarë
Vendi: Rusia
Kompania: “UGMK-Holding” 

Posted by Illegal Mind at 18:43:30 | Permalink | No Comments »

Vidhet hiri i Kurt Cobain, Courtney ne krizë

Courtney Love s’është e qetë. Pas rikthimit të saj të fuqishëm në skenë, jeta e këngëtares është turbulluar nga një vjedhje shumë e veçantë. Përveç vjedhjes së bizhuterive të çmuara dhe shumë të kushtueshme në vilëne saj në Hollivud, hajdutët i kanë vjedhur edhe hirin e të shoqit që ajo e kishte ruajtur në një çantë të kuqe në formë arushi. “Është një gjë shumë e pështirë dhe në këtë moment dua të vras veten”- ka thënë Love te “News of the world”.
Posted by Illegal Mind at 09:20:05 | Permalink | No Comments »

Tuesday, June 3, 2008

Microsoft Leshon Pakon SP3 Të Windows XP Te Manifakturat

Mikrosofti ka leshuar pakon sp3(5512 RTM) gjithe manifakturave qe prodhojne kompjutera.Pakoja Sp3 do integrohet si pjese e windowsit xp te instaluar ne kompjuterat e ardhshem per shitje.Pra windowsi i instaluar ne kompjuterat e rinj do jete win XP SP3.Pakoja SP3 pershin pakon SP2 si dhe rreth 100 azhurnime te mevonshme.Pas 30 qershorit 2008 do nderpritet prodhimi dhe dalja ne treg e kompjuterave me windows XP te instaluar.Pas 30 qershorit komjuterat e rinj do kene vetem windows vista te instaluar.Ne 29 prill 2008, pakoja mund te shkarkohet nga faqja e mikrosoftit.Mund ta gjeni dhe ne faqe warez si windows xp SP3 final ose Window XP sp3 X86 RTM. Madhesia 315 mb

http://kaltersiashqiptare.com/microsoft-leshon-pakon-sp3-te-windows-xp-te-manifakturat-vt5224.html

Posted by Illegal Mind at 18:24:38 | Permalink | No Comments »

Microsoft, “taksë E Re” Dixhitale Për Bizneset

Kryeministri vetëm për të bërë propagandë mashtruese ka për detyrë të shesë dhe të ofrojë gjithcka, qoftë edhe për shkak të injorancës në këtë fushë. Takimet Aq shumë të propaganduara Te Berishes me Bill Gates dhe me përfshirjen e Microsoft në Shqipëri për të realizuar premtimin e tij elektoral “Shqipëria në moshën e internetit” do t’i kushtojnë biznesit shqiptar një taksë të re shtesë 400 Euro për një kompjuter në përdorim që nuk i shkon buxhetit të shtetit, por direkt Microsoft

Tiranë – Në kënde të ndryshme të qyteteve shqiptare po shikohet një reklamë ku deklarohet se pas datës 20 qershor do të mbarojë periudha e piraterisë së programeve të Microsoft.

Por çdo të thotë kjo për realitetin shqiptar ku cdo përdores kompjuterash në Shqipëri në më të shumtën e rasteve përdor programe të piratuara. Kjo nuk është një semundje vetëm e shqiptarëve. Kosto e lartë e blerjes së këtyre programeve ka nxitur në të gjithë botën piratët që tu ofrojnë përdoruesve të kompjuterave programe falas vecanërisht të Windows. Por, edhe shitësit legalë të kompjuterave në më të shumtën e rasteve janë të përfshirë në këtë pirateri. Microsoft e ka toleruar këtë dukuri në vende të varfra, përfshirë dhe Shqipërinë për shkak të pamundësisë financiare të konsumatorëve. Por me këtë tolerancë nuk është dakord Kryeministri i Shqipërisë, i cili vetëm për të bërë propagandë mashtruese ka për detyrë të shesë dhe të ofrojë gjithcka qoftë edhe për shkak të injorancës në këtë fushë. Takimet e tij aq shumë të propaganduara me Bill Gates dhe me përfshirjen e Microsoft në Shqipëri për të realizuar premtimin e tij elektoral “Shqipëria në moshën e internetit” do ti kushtojnë biznesit në Shqipëri një taksë të re shtesë që nuk i shkon buxhetit të shtetit, por direkt Microsoft. Kjo taksë e re dixhitale përafërsisht do të jetë rreth 400 Euro pr cdo kompjuter që përdorin firmat në Shqipëri. Forma se si MIcrosoft do tua marrë biznemenëve shqiptarë akoma nuk ëstë bërë publike. Por një gjë është e saktë që do të paguhet rreth 400 Euro për kompjuter, aq sa kushtojnë të gjitha programet e Windows dhe Office.

Rreth 5 vjet me pare, Tailanda filloi nje program te gjere per pajisjen me kompjutera me cmim te lire te shtresave me te pafavorizuara. Perballe mungeses se interesit te Microsoft, qeveria zgjodhi nje program alternativ, nga ku pati origjinen Laptopi 100 dollaresh per te ashtuquajturen bote e trete. Microsoft rendi te ndreqe gabimin. I favorizuar pas ca kohesh edhe nga braktisja progresive e programeve open source, ai i shpalli lufte produkteve te veta pirate ne Azi me hedhjen ne treg te nje pakete per nxenes dhe studente, me cmimin simbolik 3 dollare. Partneriteti strategjik i nenshkruar nga Bill Gates dhe Sali Berisha ne Edinburg eshte pjese e kesaj strategjie relativisht te re te Microsoft, per te qene partner i qeverive te vendeve ne zhvillim.

Me viziten e drejtorit per Europen juglindore Goran Radman, u be zyrtare prania e Microsoft ne Shqiperi, njesoj si per vendet e tjera te rajonit. Kjo rishpalosje interesash ne tregje mikroskopike ne raport me tregun aziatik, e vendos kompanine sipas analisteve, ne te njejten gjatesi vale me parapelqimet politike te Uashingtonit. Per shembull Henrieta Fore, administratore e USAID dhe bashkepunetore e afert e Condoleezza Rice, pritet te henen ne Tirane, per te qene e pranishme ne perurimin e Agjencise Kombetare te shoqerise se informacionit, qe eshte personi i kontaktit i qeverise me Microsoft. Ne teori, pas dates 20 qershor, kontrollet do te gjobisin te tera ato biznese qe do te perdorin akoma programe pirate te Microsoft. Nderkohe, kushdo qe ka nje license per Windows Vista, XP apo Office 2003, mund te shkarkoje lirisht nga faqja e Microsoft Albania paketat gjuhesore ne shqip. Por pikerisht ketu lind nje problem i ri. Perkthimi, i bere nga nje shoqeri kosovare, sipas gjuhetareve le shume per te deshiruar. Te njoftuar per kete, perfaqesuesit e Microsoft i kerkuan ndihme qeverise. Berisha u rekomandoi Institutin e gjuhesise. “Kjo eshte nje ceshtje qe duhet shqyrtuar. Eksperte per fjalet jane inxhinieret dhe specialistet e gjuhes shqipe ne Fakultetin Histori-Filologji”, shprehet profesori Gjovalin Shkurtaj.

Nderkohe, Microsoft nuk eshte ngulur akoma plotesisht ne Shqiperi. Lidhjet ne faqe dergojne ne faqe te tjera. Emri i menaxherit te pergjithshem perflitet, por asgje nuk eshte zyrtare. Cka ben qe ne Shqiperi te mos kete asnje person te autorizuar per te folur me mediat, ne emer te kompanise dhe e-mail-et tona nuk moren kurre pergjigje. Dhe nuk mori pergjigje as pyetja jone se cila eshte fatura financiare e kesaj marreveshjeje. Pra, futja e Microsoft ketu shtron disa ceshtje shume te rendesishme: qe nga ato gjuhesore e deri tek ato politike: vertet qe Shqiperia duhet te hyje ne eren dixhitale, por a duhet sepse duhet, apo sepse e kerkon BE dhe Uashingtoni? Dhe me e rendesishmja a duhet qe gjithe kete kosto te larte ta perballojne taksapaguesit, apo i duhej lene privateve dhe qeveria thjesht te liberalizonte tregun? Nje tjeter dileme, edhe kjo e mbetur pa pergjigje.Krijohet dega e “Microsoft”-it për Shqipërinë.
 

http://kaltersiashqiptare.com/microsoft-takse-e-re-dixhitale-per-bizneset-vt5269.html

Posted by Illegal Mind at 18:21:40 | Permalink | No Comments »

Interneti, protagonisti i 2008

Lidhja në internet e çdo lloji të mundshëm diapozitivi elektronik do të jetë synimi kryesor i teknologjisë së ditëve të sotme, ndërkohë që sa më portabël të jenë pajiset, aq më të vlefshme dhe të shumëfishta do të jenë funksionet e tyre. Më poshtë po ju rendisim pesë teknologjitë, të vlerësuara si më të rëndësishmet nga rrjeti britanik.
Gjithnjë në rrjet, edhe pa kabllo

Zgjidhjet e studiuara nga protagonistët e mëdhenj të internetit për ta afruar rrjetin sa më shumë te përdoruesit janë të shumëfishta. Adobe, Microsoft, e Google kanë studiuar mundësinë për të hyrë në internet edhe në pamundësinë e lidhjeve tradicionale. Google Gears, Air e Adobe dhe Silverlight e Microsoft-it lejojnë vazhdimin e punës në rrjet edhe në ato raste kur përdoruesit nuk janë të lidhur as me linjat fikse e as me ato mobile. Me t‘u rifutur në ëeb të dhënat do të azhurnohen automatikisht: qoftë në rast se bëhet fjalë për llogari rrjedhëse për blerjen e mallrave në eBay, apo për një dokument, i cili azhurnohet teksa udhëtohet në tren për të shkuar nga shtëpia në zyrë.

PC ultra të lëvizshme

Janë një zgjidhje e ndërmjetme mes kompjuterëve dhe telefonave celularë. Zotërojnë sisteme të fuqishme operative, të përafërt me ata të kompjuterëve portabël dhe kanë monitorë me përmasa të reduktuara, pak a shumë sa ato të palmarëve (megjithëse jo shumë të vegjël). Microsoft-i nisi të testonte tregun me produktin e quajtur Origami dy vjet më parë, i cili u pasua nga Asus me modelin EEE, apo versioni Shift i nxjerrë në treg së fundmi nga Htc. Deri tani nuk kanë pasur shumë sukses, së pari për shkak të çmimit relativisht të lartë dhe problemeve me memorien. Ndërkaq, hapësira për magazinimin e të dhënave është zgjeruar me fuqizimin e memorieve flash. Duhet thënë se janë dëgjuar zëra për daljen së shpejti në skenë të “Macbook”, kompjuteri portabël i shtëpisë “Apple”, në version ultra të hollë.

IP-TV

Shtimi i bandës në dispozicion ka favorizuar zgjerimin e shërbimeve televizive në internet, ose për ta quajtur me termin përkatës, IpTv-së. Tani që ndoshta jemi pranë fundit të epokës së ofertave publicitare, gjatë këtij viti, me shumë gjasa, shërbimet e reja do të bëhen pjesë e pandashme e jetës së përdoruesve. Për shembull, në vendin fqinj, përveç AliceTV të Telecom e Fastëeb, edhe një tjetër gjigant, Tiscali, është hedhur në sfidën e televizionit përmes internetit, pas sukseseve në këtë fushë të vërejtura në Britaninë e Madhe. E keqja është se çdo ofertë e IpTv bëhet në mënyrë të pashmangshme bashkë me dekoderin përkatës. Do të ishte me vend që prodhuesit e harduerëve dhe ata që ofrojnë përbërësit e ndryshëm të parashikonin përputhjen mes llojeve të dispozitivëve. Diçka e tillë do t‘u pëlqente së tepërmi përdoruesve dhe tregu veç do të përfitonte.

Antena për WI-MAX

Termi është një akronim dhe përmbledh fjalët: Worldwide Interoperability for Microwave Access. Kjo teknologji, që për disa institucione të specializuara tashmë është kthyer në standard, ngjall shpresa të mëdha, si në versionin fiks ashtu edhe në atë të lëvizshmin. Versioni fiks (802.16d) përbën një alternativë shumë të mirë përballë kabllos (të bakërt apo fibër), duke krijuar mundësinë për të garantuar lidhje edhe për ato zona të largëta rurale, ku gërmimet për krijimin e lidhjeve nëntokësore kushtojnë së tepërmi. Ndërsa në versionin e lëvizshëm (802.16e), WI-MAX mund të arrijë aq larg sa të hyjë në kompeticion të drejtpërdrejtë me shërbimet e telefonisë së brezit të tretë e të katërt, duke marrë për vete një fetë të mirë të këtij tregu.

MOBILE VOIP

Mundësia për transferimin e zërit në protokollin e internetit tashmë është realitet, quhet VoIP dhe mban përsipër markën “Skype”. Por është gati edhe teknologjia që mundëson transferimin e thirrjeve VoIP në aparatet celulare, gjë që shoqërohet me ulje shumtë të fortë të kostove krahasuar me ato të shërbimeve audio. Aq frikë kanë operatorët tradicionalë nga kjo teknologji, sa shumë prej tyre e kanë ndaluar rreptësisht në rrjetet e veta, pasi aplikimi i saj do t‘i ulte ndjeshëm çmimet.

Abissnet: Çuditë e tekonologjisë edhe në tregun shqiptar

Edhe në Shqipëri këto “çudi” të elektronikës kanë filluar të shfaqen në treg ose janë gati për tu hedhur në përdorim, - tha një nga ekspertët e kompanisë Abissnet që operon në Tiranë. Abissnet, e cila është e vetmja aktualisht që mund të ofrojë në Shqipëri shërbime të tilla, ka disa projekte serioze në këtë drejtim, shumë prej të cilave në fazë përfundimtare

http://kaltersiashqiptare.com/interneti-protagonisti-i-2008-vt5300.html

Posted by Illegal Mind at 18:05:30 | Permalink | No Comments »

“Google” zhytet në det

Disa muaj më parë, shoqëria e Larry Page dhe Sergey Brin (themeluesit e “Google”) ka bërë bashkë në “Googleplex”, zyrat qendrore të kompanisë, ekspertët më të mirë në botë të oqeanografisë për të diskutuar në lidhje me mundësinë e realizimit të një harte tredimensionale të fundit të oqeaneve dhe deteve të të gjithë botës, për t‘i bërë ato thellësi “të lundrueshme” për të gjithë “lundërtarët” e “Google”-it. Gjithçka ka nisur dhjetorin e kaluar dhe që nga ai moment nuk ka shumë informacion, përfshi edhe datën e daljes së produktit të ri “made in Google”. Ajo që dihet është se softueri i ri (ka shumë mundësi që të mos jetë aq i konsultueshëm në rrjet si “Google Map”) nuk do të jetë një program “i mbyllur”. “Google Ocean” është emri i përkohshëm i projektit. Ky do të jetë një aplikim ku të gjithë mund të ngarkojnë informacionet e tyre. Cilat për shembull? Në rastin e një zhytjeje në Detin e Kuq, me një fotokamer për përdorim nënujor, mund të vendosen në hartë pamjet e marra gjatë zhytjes të peshqve. Ose nëse një detar do të donte që të hapte blogun e tij gjatë një udhëtimi me anije në Paqësor, ai mund të shkruante rrëfimet e veta dhe t‘ia bashkëngjiste hartës së rrugëtimit të tij në “Google”. Pra, ka shumë mundësi ndërhyrjeje dhe interaktiviteti. Edhe në aspektin profesional dhe në sektorin e kërkimeve shkencore. Ja përse komentet e para në lidhje me “Google Ocean” janë thuajse të gjitha pozitive.

Shumë përfaqësues të institucioneve, apo organizmave detarë të botës, janë shprehur pozitivisht dhe janë mbështetës për këtë ndërmarrje të madhe, e cila pritet të lehtësojë shumë punën e atyre që kanë veprimtari nënujore, por edhe të shuajë kureshtjen e miliona njerëzve për një botë që njihet pak nga banorët e sipërfaqeve tokësore. Maturia e deklaratave të “Google”-it për të bërë të ditur këtë lajm dhe të qenit të rezervuar për dhënien e informacionin mbi ecurinë e projektit nuk ka të bëjë vetëm me faktin se projekti nuk është përfunduar ende, edhe pse vështirësia e tij mund të jetë shumë më e madhe se ajo me të cilën janë përballur në projektet e mëparshme të “Google Earth” apo “Google Map”. Sipas një specialisti, bëhet fjalë për një punë kolosale. Oqeanet mbulojnë dy të tretat e sipërfaqes së planetit tonë dhe për një pjesë të mirë të hapësirave nënujore ka shumë pak informacion. Të tilla janë, për shembull, zonat nënujore të Antarktidës, për të cilat nuk ekzistojnë fotografi, sepse realizimi i tyre, qoftë edhe përmes satelitit, është jashtëzakonisht i vështirë. Por vështirësia nuk qëndron vetëm te numri i madh i zonave të pafotografuara, por dhe te mënyra e arritjes së fotografimit të tyre, çka përbën një mision gati të pamundur. Për të pasur një ide të kësaj vështirësie, le të marrim një shembull. Për realizimin e një harte nënujore të një hapësire nga Portugalia në Marok marrin pjesë 13 institucione shkencore të specializuara për botën nënujore. Për të mbledhur të gjitha të dhënat e duhura duhen qindra ditë lundrim. Të mos flasim pastaj për përpunimin e tyre, që është histori më vete. Po si do t‘ia dalë “Google” me gjithë këto vështirësi? Një hipotezë është që “Google” nuk do të ndërmarrë asnjë kërkim të ri, por thjesht do të bëjë bashkë të gjitha informacionet që ekzistojnë aktualisht, duke u shtuar atyre hap pas hapi informacionet e tjera që do të dalin në të ardhme. Pjesën tjetër të punës mund ta bëjnë përdoruesit e programit me informacionet apo kërkimet e tyre personale a në grup. Shumë specialistë mendojnë se “Google” do të ofrojë vetëm një “pikënisje” dhe jo material të plotë e të përfunduar. Punën e “mbushjes” do ta bëjnë njerëzit e tjerë, ata që do ta përdorin programin. Ajo që “Google” do të bëjë më pas është inkurajimi i njerëzve për ta pasuruar programin me materialet e tyre të reja, por kjo gjë do të ndodhë me siguri.

Përtej kuriozitetit për të njohur format e sipërfaqes nënujore, kurioziteti më i madh është ai i njohjes së morfologjisë së oqeaneve. Ideja e një harte të sipërfaqes nënujore të planetit tonë është shumë e rëndësishme edhe praktikisht. Një informacion i mirë në këtë drejtim do të ishte i vlefshëm për të bërë parashikime në lidhje me formimin e valëve detare, apo me studimin e faunës në zona të arritshme dhe mbrojtjen e kësaj faune për zbulimin e zonave naftëmbajtëse apo edhe për të ditur paraprakisht forcën goditëse të valëve detare. Dhe nuk përfundon gjithçka këtu. Njohja e sipërfaqes nënujore është e dobishme edhe për disa vepra inxhinierike, të tilla si vendosja e kabllove nënujore të internetit. Për këtë, “Google Ocean” mund të ofrojë edhe versione të tij me pagesë. Por “Google” nuk është i pari që ndërmerr një projekt gjigand të të bërit bashkë të gjithë informacioneve që ekzistojnë për sipërfaqet nënujore të planetit. Para kësaj ndërmarrjeje, një projekt i rëndësishëm ishte ai i “Merseas”, një institucion shkencor evropian që merret me studimin e nëndetit. Ky institucion ka një program të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, qëllimi i të cilit nuk është vetëm realizimi i një harte sa më të plotë të sipërfaqes nënujore evropiane, por edhe të kuptuarit e përbërjes së kësaj pjese nënujore. Gjithsesi sytë e të gjithë tani janë drejtuar tek projekti madhështor i Google, për të cilin nuk dihen dy gjëra: kostoja dhe data e daljes në treg, por dihet që suksesi është i sigurtë.

http://kaltersiashqiptare.com/-google-zhytet-ne-det-vt5299.html

Posted by Illegal Mind at 17:43:50 | Permalink | No Comments »

Perandoret E Internetit

Në internet, me internetin, falë internetit: një grusht djemsh fare të rinj ia kanë dalë të ngrenë më këmbë perandori të vërteta financiare, duke shfrytëzuar idetë e tyre në mundësitë e pafundme që ofron rrjeti. As edhe tridhjetëvjeçarë, kryesisht me origjinë anglosaksone, më së shumti amerikanë. Këta “kërkues modernë ari” të shekullit XXI kanë pasur brenda vetes forcën për të guxuar, për të vënë në praktikë në rrjetin e pafund të internetit idetë e tyre gjeniale. Janë yjet e rinj të rrjetit, me 14 emrat e të cilëve e përjavshmja “Jack” ka përpiluar listën e më të pasurve të internetit. E megjithatë, çudia është e madhe, mes tyre vetëm tre janë evropianë.

Emrat që tërheqin më shumë vëmendjen janë ata të mbretit të filmave, Chad Hurley, truri dhe ideatori i YouTube.com, i Seth Stenberg, i cili ka krijuar Meebo.com, të ndjekur nga shpikësi i Napster, Shawn Fanning. Por nuk janë të vetmit “mite” që kanë bërë para me thasë falë internetit. Në listën e artë të përpiluar nga e përjavshmja “Jack”, një prej revistave më të ndjeshme kundrejt teknologjisë bashkëkohore, uebit e elektronikës të së ardhmes, gjenden në fakt njerëz si Jason Reuben e Matt Lauzon, dy njëzetvjeçarët që patën idenë gjeniale të hapnin bizhuterinë e parë në internet, gjë që i shpuri menjëherë në majat e suksesit.

Pranë tyre edhe Kevin Rose, i cili shpiku rrjetin e parë shoqëror (social network Digg.com), ku naviguesit mund të japin vlerësimin personal lidhur me çdo gjë u intereson: filma, lajme, lojëra etj.

Për revistën, mjaft rishtues është fakti që në listë gjenden vetëm tre evropianë. “Janë shumë të paktë evropianët që kanë bërë aq përpara sa të futen në këtë listë, megjithëse janë kryer disa kërkime në kohë të ndryshme”, thonë në redaksinë e së përjavshmes. “Kemi shtruar edhe pyetjen për të kuptuar këtë mungesë, madje kemi arritur t‘i japim edhe një përgjigje. Madje jo një, por tre”, sqaron më tej zv/drejtori i po së njëjtës revistë.

Sipas tij, arsyeja kryesore ka të bëjë me kulturën e paktë sipërmarrëse në këtë fushë në vendet evropiane dhe “kapaciteti i ulët për të financuar projekte që kanë të bëjnë me internetin, ndërkohë që në Amerikë rrjeti shihet krejt ndryshe”. Si të thuash, në Evropë një nismë e tillë trajtohet duke iu nënshtruar një “borxhi”, ndërsa në Amerikë si “financim”.

Motivi i dytë, po sipas zv/drejtorit të “Jack”, është se “në Evropë janë ende të paktë njerëzit që zotërojnë aftësi të tilla teknike sa të arrijnë të programojnë kompjuterët apo t‘i menaxhojnë potencialet teknologjike në mënyrë kaq të përsosur sa t‘ia dalin, si në rastin e djemve të YouTube, të krijojnë perandori të vërteta financiare online. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se kapacitetet mungojnë plotësisht. Ndoshta nuk arrijnë në të tilla nivele, ose më mirë të themi, mungon shtysa që do t‘i çonte kaq larg”. Arsyeja e tretë ka të bëjë me njohuritë mbi gjuhën angleze dhe shton: “Kur shkruan në internet në anglisht, plateja së cilës i drejtohesh del jashtë kufijve të vendit përkatës, duke iu hapur gjithë botës. Bëhet ndërkombëtare. Dhe është kjo ajo që përbën thelbin e ndryshimit. Ajo për të cilën jam i sigurt është se historitë e suksesit fshehin pas vetes mijëra përpjekje të pasuksesshme, por në Evropë tentohet shumë pak. Mungon besimi, ndoshta ngaqë vendet evropiane nuk e çmojnë sa duhet kreativitetin”. Ndërkohë që në Amerikë kanë pasur besim dhe sukseset kanë qenë të mrekullueshme.

Në listën e milionerëve të rrjetit gjendet edhe Silicon Valley, ku gjenden engjëjt e kësaj industrie, të cilët në këtë rast janë vetë “investues”. Kështu përkufizohen të gjithë ata që arrijnë të bindin kompanitë të investojnë në sipërmarrjet “start-up” të internetit (ato që nisin nga asgjëja e premtojnë shumë). Një nga këta është 40-vjeçari Reid Hoffman, njëherësh edhe themeluesi i Linkedin.com, një rrjet social dedikuar botës së punësimit, me të cilin ndihmon të tjerët të pasurohen. Deri sot nuk ka gabuar qoftë edhe një lëvizje. Përpara se të bëhej i famshëm kishte vënë bast në mënyrë të suksesshme edhe te Facebook, Flickr, Digg e Technorati. Reid Hoffman gjykoi gabim vetëm në rastin e YouTube, gjë që nuk ia fal dot vetes.

Më pas është radha që lodhet shpejt, por kjo nuk do të thotë aspak se i mungon vizioni. Bëhet fjalë për Sean Parker, i cili pas një telefonate me Shawn Fanning, hyn në Napster dhe mbetet aty një vit. Pas kësaj, në vitin 2001 i jep jetë sajtit mjaft të suksesshëm Plaxo.com, duke thithur në të të paktën 15 milionë përdorues. Pas tre vitesh heq dorë, rri pushim për një periudhë disi të gjatë dhe zbulon Facebook, ku sjell me vete shumë investitorë të fuqishëm. Por, edhe këtu nuk reziston më shumë se 12 muaj. Sot? Mbulon pozicione të rëndësishme në këshillat administrativë të disa prej nismave të reja më të rëndësishme të këtij sektori dhe kujdeset për milionat e “Founders Fund”, një fond investimi i ngritur nga një prej figurave më të rëndësishme të PayPal. Nuk reziston në një kompani më shumë se tre vjet, por aty ku vë dorë shkëlqen.

Lista vazhdon me Blake Ross, një ndër themeluesit e Firefox, “browser”-i rival i Explorer, bashkë me Rob Pazornik, i cili ka ngritur më këmbë një rrjet për të kryer dërgesa të shpejta, gjë që po revolucionarizon shitjet përmes internetit. Më pas renditet Mark Zuckerberg, studenti që pasi u përjashtua nga Harvardi u hakmor kundër universitetit prestigjioz, duke shpikur Facebook.com, një sit ku studentët lidhin kontakte me njëri- tjetrin dhe që tashmë është kthyer në një pikë referimi në nivel ndërkombëtar. Më pas vjen 21-vjeçari Brad Galiette, themeluesi i Polaristar.com, një shoqëri e specializuar në marketingun online. Sipas revistës amerikane Business Week, 21-vjeçari është mes sipërmarrësve të rinj më të aftë në vend.

Të gjithë këta amerikanë. Dhe në fakt, milionerët evropianë të rrjetit janë vetëm tre. I pari prej tyre është 21-vjeçari holandez Ben Woldring. Siti i tij Bencom.nl u jep naviguesve mundësinë të krahasojnë online tarifat telefonike për të përzgjedhur atë që u shkon më shumë për shtat kresave të tyre. Shërbimi, madje, është falas. Por çfarë fitimi ka Ben Woldring? E thjeshtë, kompanitë janë vënë në garë të bëjnë sa më shumë publicitet në sitin e tij. Për më tepër, pasi zgjidhet një platformë tarifash, mund të regjistrohesh online: ndërkohë që ai merr një përqindje nga kjo. Tashmë Bencom po përpiqet të përhapet në gjithë Evropën.
 

http://kaltersiashqiptare.com/perandoret-e-internetit-vt4841.html

Posted by Illegal Mind at 09:45:35 | Permalink | No Comments »

Interneti i së nesërmes, shpejtësia 10 mijë herë më e madhe

E ardhmja i përket internetit. Revolucioni në internet është i pashmangshëm. Do të kemi mundësi të bëjmë mësim nga shtëpia pa qenë e nevojshme prezenca në klasë. Do të kemi mundësi të flasim lirshëm me njerëzit tanë në anën tjetër të globit. Biznesmenët do të komunikojnë dhe do të bëjnë kontrata nëpërmjet videokamerave pa qenë e nevojshme të bëjnë një takim. Interneti i së nesërmes është i paimagjinueshëm. Shpejtësia marramendëse e internetit do të bëjë jetën më të lehtë për brezat që vijnë.

Tashmë është i largët viti 1989 kur në laboratorët e CERN në Gjenevë dy shkencëtarët, Tim Berners – Lee dhe Robert Cailliau, filluan të hedhin bazat e një projekti shumë ambicioz: formuan një sistem të aftë për të ndarë informacione në formë elektronike në mënyrë të pavaruar nga tipi i platformës të përdorur.

Berners-Lee e Cailliau formuan World Wide Web (www). Dy vite më vonë, në vitin 1992, Berners – Lee publikoi sitin e parë historik në web, brenda rrjetit të brendshëm të CERN dhe në vitin 1993, pikërisht në 30 prill, World Wide Web doli nga rrjeti i brendshëm, për tu përdorur nga publiku i gjerë. Për më pak se 10 vjet u bë ajo që ne e njohim të gjithë sot, një revolucion në botë. Interneti pushtoi të gjithë botën.

CERN mund të ishte sot autor i një revolucioni të ri, gjithmonë në të njëjtin sektor, me projektimin dhe formimin e një rrjeti të ri komunikimi me shpejtësi shumë më të madhe, që hyn në kupolën e projekteve LHC të rrjetit kompjuterik (LCG). Flitet për një projekt tërësisht të ri, që nuk bazohet në asnjë nga strukturat e rrjetit aktual dhe që lejon, të paktën në teori, një shpejtësi komunikimi 10 mijë herë më të shpejtë se sa lidhjet e tanishme me bandë të gjerë.

Midis personave përgjegjës për këtë projekt është edhe David Britton, profesor fizike në universitetin e Glasgout. Ai thotë se: “Me këtë shpejtësi, gjeneratat e ardhshme do të kenë mundësi të bashkëpunojnë dhe komunikojnë aq mirë, sa personat e moshës time as nuk mund ta imagjinojnë”.

Rrjeti LCG lejon transmetimin e imazheve në mënyrë shumë të shpejtë dhe njerëzit do të mund të komunikonin sikur të ishin bashkë, do të merrnin informacionin që donin vetëm në pak sekonda, lojërat do të bëheshin sëbashku me mijëra lojtarë në rrjet në të njëjtën kohë.

CERN është duke punuar për të bërë një model shpejtësie të ri, të njohur me emrin Large Hadron Cillider (LHC) , i cili do të bëjë të mundur përplasjen si të protoneve ashtu të edhe joneve të rëndë. Qëllimi është të identifikohen gjurmët e ekzistencës të së ashtuquajturës Bosone Higgs, një sistem i vërtetuar në teori nga fizikanti Peter Higgs, por që ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë.

Për të verifikuar drejtpërdrejt ekzistencën e këtij sistemi do të jetë e nevojshme të nxirren shumë të dhëna nga grimcat që studiohen. Këto të dhëna mendohet të arrijnë vlera prej 56 petabyte në vit.

Por nëse në CERN do të instalohej një superkompjuter ose sistem superkompjuteri që do të ishte i aftë për të transmetuar të gjitha të dhënat, megjithëse mund të realizohej fizikisht, patjetër që do të rezultonte me probleme logjistike, mbi të gjitha në sistemin e burimeve (energji elektrike, ujë). Për këtë arsye është e nevojshme, që ky projekt të bëhet mbi bazën e një sistemi që llogarit të dhënat në mënyrë të shpërndarë. Pra serverët duhet të vendosen në qendra të ndryshme në të gjithë globin.

Struktura aktuale e rrjetit, nuk jep të dhëna me shpejtësi të lartë, pasi në fillim ai është menduar vetëm për të dhënë thirrje zanore. Rrjeti LCG bazohet në aparatura tërësisht të reja me lidhje optike që i japin mundësi CERN-it të komunikojë me 11 qendra të ndryshme të shpërndarë në SHBA, Kanada dhe në Europë.

Midis qendrave të shpërndarjes që furnizojnë me të dhëna sistemin LCG mund të përmendim qendrën evropiane (EGEE ) - Enabling Grids for E-SciencE, qendrën amerikane OSG - Open Science Grid, por edhe ato kombëtare si GridPP në Angli, NorduGrid në vendet nordike dhe INFN në Itali.

Aktualisht rrjeti LCG ka rreth 55 mijë servera (8 mijë prej të cilëve ndodhen vetëm në Angli) dhe brenda dy viteve të ardhshme pritet të rriten deri në 200 mijë. Nga secila qendër do të vendosen më pas lidhje drejt qendrave të tjera ose qendrave të kërkimit, të cilat do të komunikojnë midis tyre me shpejtësi shumë të lartë.

Në fund të këtij viti  shumë studentë dhe kërkues mund të fillojnë të përdorin këtë lloj ‘interneti paralel’ me shpejtësi shumë të lartë.

Deri tani nuk thuhet asgjë se kur do të fillojë të funksionojë për publikun e gjerë rrjeti LCG, ashtu siç ndodhi edhe me World Wide Web. Shumë operatorë rrjeti po përpiqen të implementojnë në rrjetet aktualë një nga teknologjitë më të rëndësishme të kohës me bazë LCG, të ashtuquajtur “Dynamic Switching”.

Tony Doyle, përgjegjësi teknik i projektit, ka thënë se: “Projekte si ky sjellin ndryshime të paimagjinueshme në shoqëri, në shkencë dhe punët e përditshme. Videokoferenca nëpërmjet internetit nuk është shumë e largët. Rrjeti i internetit mund të bëhet baza e komunikimit për të gjithë, dhe mijëra persona mund të luajnë të gjithë në një kohë. Impakti i këtij rrjeti do të jetë shumë i madh, i paimagjinueshëm.

http://kaltersiashqiptare.com/interneti-i-se-nesermes-shpejtesia-10-mije-here-me-e-madhe-vt5354.html

 

Posted by Illegal Mind at 09:43:04 | Permalink | No Comments »